Një person, i cili megjithëse nuk është i punësuar në strukturat e Administratës Tatimore paraqitet si Inspektor Tatimesh, njofton Drejtoria e Tatimeve.
Kjo drejtori ka bërë publike një video të siguruar nga kamerat e një biznesi ku shihet personi si tatimor i rremë.
DPT ka referuar rastin e paraqitur në këtë video në Prokurorinë e Tiranës teksa ka bërë thirrje që të denoncohet personi në fjalë nga ata që e njohin apo përballen me të.
Gjithashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju ka bërë thirrje çdo tatimpaguesi të japë kontributin e tij për të denoncuar rastet abuzive me qëllim mbrojtjen e të drejtave të tyre. a.b
https://fb.watch/iNMgElCpO5/?mibextid=v7YzmG
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/