Raporti i KLSH-së/ U zbrazën rezervat energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut...

Raporti i KLSH-së/ U zbrazën rezervat energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, Bozdo: Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji

62
0
Shares

Raporti i KLSH-së ka konstatuar se u zbrazën rezervat energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës në shkelje të ligjiz. Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji, konstatoi sot anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo.

Deklarata e Bozdos:

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e fundit, pasi ka audituar menaxhimin e Kaskadës së Lumit Drin, konkludon se gjatë periudhës maj-gusht 2021, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, në kundërshtim me rregulloren, zbrazi thuajse të gjithë rezervën energjetike të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës.

Raporti saktëson se në muajt maj-tetor të vitit 2021, rezerva energjetike e Kaskadës së Drinit u zvogëlua me mbi 3 herë, nga 1400 GWh në 440 GWh.

Gjatë kësaj periudhe, KESH furnizoi OSHEE-në me 30% të të gjithë sasisë së kontraktuar për vitin 2021. Çmimet e energjisë në bursë në këtë periudhë nuk e kalonin nivelin e 60 euro për MWh.

Por në tetor, pasi nuk ishim me asnjë pikë uji në rezervuaret e HEC-eve, çmimet në tregun botëror ishin thuajse trefishuar.

Pra, për ta thjeshtuar, shitën të gjithë energjinë me 10 lek, dhe u detyrua ta blejmë po atë sasi energjie me 30 lekë brenda harkur kohor të tre muajve. Në vetëm tre muaj, shqiptarët u varfëruan 3 herë dhe sigurisht dikush tjetër u pasurua 3 herë.

Kjo situatë katastrofike solli që në 3 tetor 2021, Edi Rama, në një dalje solemne të tij, të deklaronte krizën energjetike në vend.
Siç e ndoqët, faji, sipas Ramës është i yjeve, por aspak i qeverisë. Edi Rama i ftoi shqiptarët të kenë solidaritet me qeverinë e tij, por ai nuk u tha atyre se qeveria e tij boshatisi pa asnjë shkak rezervuaret e HEC-eve në Drin. Ai nuk u tha shqiptarëve se në qoftë se kjo nuk do të kishte ndodhur, rezerva jonë energjetike do të ishte në maksimum, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e brendshme, por edhe për të eksportuar energji me çmime të larta jashtë vendit.

Në vend të kësaj, fajin ia vuri luftës, pandemisë dhe kujdo tjetër.

Por nuk mbaron me kaq. Për të përballuar dëmin e kësaj hajdutërie, qeveria i dha KESH-it 360 milionë euro nga paratë tona. Ndërkaq Rama u kujdes që ata që shkaktuan këtë katastrofë financiare, të ruanin pozicionet drejtuese në KESH. Solidariteti mes hajdutëve funksionon gjithmonë.

Pavarësisht kësaj, KESH doli me humbje prej 230 milion eurosh edhe në vitin 2022. Në total, për të siguruar energjinë që na duhej, gjatë vitit 2021 dhe gjashtëmujorit të parë 2022, Shqipëria shpenzoi rreth 690 milionë euro energji.

Ndërkaq, dy anijet “shpëtimtare” që do të ndosin Vlorën duke prodhuar energji, qëndrojnë ende të ankoruara në Portin e Vlorës pa bërë absolutisht asgjë. Qiraja ditore që shqiptarët paguajnë për këto dy anije është rreth 90 mijë euro në ditë, dhe në fund të periudhës dy vjeçare, ne do të paguajmë rreth 65 milionë euro në total, pa u vënë asnjëherë në punë.

Ja pra, këto janë faktet lakuriq. Sepse mbreti ka kohë që është lakuriq, por SPAK nuk e sheh.
Cikli “pushtet për të vjedhur para’ dhe para’ për të blerë pushtetin” do të marrë fund. Për shkak të këtij cikli, shqiptarët u varfëruan, u poshtëruan dhe u përzunë nga vendi. Nuk ka më asnjë mundësi, me apo pa McGonigal-ë, me apo pa media të blera, me apo pa “çunat e mirë” të krimit, të mposhtësh Shqiperinë dhe shqiptarët.

Nga Jugu në Veri, nga Drini në Vjosë, shqiptarët e plaçkitur duhet t’i dalin zot Shqipërisë së përdhunuar! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY