Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar soz burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar si organizator për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri 10 vjet më parë.
SPAK kërkoi burg të përjeshtshëm për Olso Lekun, ndërsa për Florenc Çapjen nipin e Ardian Çapjes, SAPK kërkoi 25 vite burg.
U kërkua dënim me 20 vite burg për Etjen Canin. e Kladi Doklin ndërsa për dëshmitarin e drejtësisë Ervis Bardhin SPAK kërkoi 6 vite burg.
Ndaj tyre rëndon akuza a për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Akuzat ndaj Ardian Çapjas u ngritën mbi bazën e dëshmive të bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili mes të tjerash ka thënë se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.
“Pata tre takime me Florenc dhe Ardian Çapjen. Ardiani më tha kush shkon atje lart tek Gent Beqiri do të vritet. E pranova ta vrisja me Olsi Lekun vetëm për lekët. S’kisha asnjë konflikt me Beqirin”, u shpreh ai.
Vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 u zbardh, pasi Ervis Bardhi vendosi të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi hetuesin zbuluan gjurmët e gishtërinjve të tij në targën e automjetit që u përdorë autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Bardhi tregoi se vrasjen e kanë kryer për llogari të Ardian dhe Florenc Çapjas dhe në këmbim kanë marrë 50 mijë euro. Bashkëpunëtori ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar ai me 4 plumba në kokë ndërsa Nezirin e ka vrarë Olsi Leku. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/