Dyfishohet marrja e patentës, qeveria drejt monopolizimit të biznesit të autoshkollave

Dyfishohet marrja e patentës, qeveria drejt monopolizimit të biznesit të autoshkollave

49
0
Shares

Qytetarët shqiptatë do duhet të paguajnë afro 1 milionë lekë për marrjen e patentave duke lënë pa këtë mundësi mikëra të rinj që nuk i kanë këto para.

Në fakt çmimi i patentës do të jetë 85 mijë lekë por paratë e shtuara nuk shtojnë në rritjen e cilësisë së shërbimit.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit”, thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi brenda muajit Mars. Një seancë mësimore në praktikë në autoshkolla do të kushtojë minimumi 500 Lekë, ndërsa një seancë praktike 935 Lekë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY