Celibashi tregon cilën PD do të regjistrojë, a do të marrë para...

Celibashi tregon cilën PD do të regjistrojë, a do të marrë para për fushatë dhe pse nuk gjykon Aktiv1stin

30
0
Shares

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi do të presë vendimin e Gjykatës së Apelit para se të vendosë për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit.

“Ka vetëm një Parti Demokratike, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar, do të regjistrohet. Nuk mund të ketë dy PD, sepse nuk mund të ketë dy parti me të njëjtin emër. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim, do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe cilësitë e personit apo personave që do të paraqiten”, tha Celibashi fjatë një konference pëe shtyp në KQZ.

Në vijim Celibashi tha gjithashtu se fondi që do të përfitojnë partitë për zgjedhje do t’iu shpërndahet 5 ditë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e kandidatëve duke patir parasysh faktin se PD nuk u përfshi në zgjedhjet e 2019 por edhe regjistrimin e vonuar të PD.

”Lidhur me atë nëse PD do të përfitojë fonde, në fakt është vendim që do të duhet ta marr, dhe për ta respektuar institucionin nuk do ta bëj publik si vendim. Parimi është ky, merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë zgjedhjet pararendëse, ato të vitit 2019. E dimë që PD nuk mori pjesë në ato zgjedhje. Por në referim do të merren zgjedhjet e 2015-ës dhe 2017-ës. Praktikisht kushdo që ka marrë pjesë në 2015, 2017, 2019, kualifikohet për të marrë buxhetin për fushatën”.

Edhe pse opozita denoncoi Aktiv1srin si aplikacion antilogjor për fushatën, opozita nuk ka bërë ndonjë denoncim më KQZ.

I pyetur rreth aplikacionit “Aktiv1st” të ndërtuar nga Partia Socialiste, për të cilin akuzohet se po përfshin administratën në zgjedhje, Celibashi tha: “Në KQZ nuk është paraqitur asnjë denoncim apo kërkesë në lidhje me këtë çështje, prandaj nuk mund të them gjë. Por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit të KQZ, do ta vlerësojmë”. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY