Çifti i kinezëve kapez në Rinas, po udhëtonin drejt Kanadasë

Çifti i kinezëve kapez në Rinas, po udhëtonin drejt Kanadasë

62
0
Shares

Tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë (bashkëshortë).

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet përmes pajisjeve dedektuese bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit:

– L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY