Dështon mbajtja e seancës parlamentare, PS provokon opozitën me një deklaratë të...

Dështon mbajtja e seancës parlamentare, PS provokon opozitën me një deklaratë të grave deputete

49
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar sot sërish Ballën për trafik me moldave.

Seanca nuk është zhvilluar normalisht sot pasi deputetët socialistë bënë një deklaratë për pretendimet e Berishës për video erotike mes eksponentëve socialistë dhe ish zyrtarit të FBI.

Kryetarja Lindita Nikolla ka ndërprerë seancën plenare pas propozimit të Taulant Ballës.

Deklarata e Berishës: Ai që keni ju kryetar grupi, është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash

Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju.
Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?
Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.
Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto.

Latë nam në historinë e parlamentit.
Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.
A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.

Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY