Historia e dy fëmijëve që provuan azilin në Gjermani e Angli

Historia e dy fëmijëve që provuan azilin në Gjermani e Angli

46
0
Shares

Procedohet penalisht nga Policia Kufitare e Rinasit, një 24-vjeçar, për braktisje me dëshirë të vëllait 16-vjeçar, me qëllim kërkimin e azilit në Gjermani.

Gjatë muajit janar 2023, Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht edhe një 47-vjeçar, pasi kishte dërguar me dëshirën e tij ilegalisht, me qëllim kërkimin e azilit në Angli, djalij e tij të mitur 15-vjeçar.

Policia Kufitare e Rinasit, në vijim të punës për parandalimin e azilkërkimit dhe braktisjen e fëmijëve apo familjarëve të mitur në vendet e BE-së apo në vende të tjera, me qëllim azilkërkimin, ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar dhe intervisitimet për arsyen dhe qëllimin e udhëtimit jashtë vendit apo të atyre që kthehen në Shqipëri, duke braktisur fëmijët apo familjarët e mitur, me qëllim kërkimin e azilit.

Në këtë kuadër është proceduar penalisht, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, shtetasi A. P., 24 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, në datën 11.02.2023, është kthyer si pasagjer i zakonshëm nga Gjermania në Shqipëri dhe gjatë intervistimt të thelluar nga Policia Kufitare e Rinasit rezultoi se kishte braktisur me dëshirë, në Gjermani, vëllanë e mitur 16 vjeç, i cili më pas kishte aplikuar për azil, në Gjermani.

Po në kuadër të këtyre masave, më datë 14 janar, Policia Kufitarr e Rinasit ka proceduar penalisht edhe shtetasin S. D., 47 vjeç, banues në Fushë Krujë. Procedimi ndaj tij filloi sepse djali i tij 15-vjeçar është kthyer deportiv nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjatë intervistimit të thelluar rezultoi se shtetasi S. D. e kishte dërguar ilegalisht në Angli, djalin e tij të mitur, me qëllim kërkimin e azilit, ndërsa vetë ky shtetas ndodhej në Shqipëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY