Mijëra protestues nga rrethet nisen drejt Tiranës, çfarë thonë raportimet nga qytetet

Mijëra protestues nga rrethet nisen drejt Tiranës, çfarë thonë raportimet nga qytetet

59
0
Shares

Mijëra qytetarë nga rrethet janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së opozitës.

Nga Kukësi, Durrësi dhe Korça janë nisur mijëra demokratë dhe mbështetës do t’i bashkohen protestës në orën 12:00 në bulevardin Dëshmorët e Kombit, raporton tv A2cnn.

Rreth 2000 qytetarë nga Kukësi priten të vijnë në Tiranë ndërsa kreu i PD në Kukës, Admir Sinamati tha se “Kukësi, si një bastion i përhershëm i palëkundëshëm i PD do i bashkohet kësaj proteste për t’i dhënë mbështetjen PD-së për demokracinë dhe pluralizimin”.

Po kështu rreth 1560 simpatizantë të Partisë Demokratike nga qarku i Korçës do t’i bashkohen sot protestës së thirrur nga Sali Berisha. Nisjet janë bërë prej orës 6:00 të mëngjesit të sotëm ndërsa organizimi ka qenë jo me autobusë apo furgonë, për shkak të frikës ndaj policisë për ndalim të mjeteve apo masave administrative.

Rreth 2000 demokratë dhe qytetarë durrsakë pritet gjithashtu të marrin pjesë në protestën e mesditës së sotme, të thirrur nga kreu i PD, Sali Berisha sipas kreut të PD-së lokale, Dritan Burgija.

Ndërsa nga Lezha po nisen 1200 protetues të organizuar por janë një numër i madh që i drejtohet Tiranës jashtë organizimeve partiake.

Ndërsa nga Vlora pritet të marrin pjesë në protestë. Ata janë nisur nga Vlora në 8 të mëngjesit ndërsa ka pasur një numër protestuesish nga Selenica dhe Himara. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY