EMRI/ Kapet në Kanada pas 23 vitesh që vrau policin me të...

EMRI/ Kapet në Kanada pas 23 vitesh që vrau policin me të birin në Fier

113
0
Shares

Një 60-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e një efektivi policie dhe djalit të tij të mitur 8-vjeçar 23 vite më parë në Fier, është vënë në prangat nga autoritetet kanadeze. Bëhet fjalë për të shumëkërkuarin Ëngjëll Brahimin, raporton shqiptarja.com.

Ai është arrestuar më 26 janar në Montreal, Kanada, mirëpo lajmi u bë publik vetëm sot, kur dhe 60-vjeçari ka dalë para trupës gjykuese. Brahimi jetonte në Kanada prej shumë kohësh ku përdorte emrin Piro Kota. Ai akuzohet për vrasjen e oficerit të policisë, Astrit Braçe dhe djalin e tij 8- vjeçar, në një pritë me armë zjarri më 10 gusht 2000 në Fier.

E gjithë vrasja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Kjo sepse në vitin 1997, vëllai i Ëngjëll Brahimit, Iliriani, u vra në një shkëmbim zjarri me policinë, pasi dikush kishte hapur zjarr ndaj një ambulance. Braçe ishte një nga policët e pranishëm në momentin e vrasjes së vëllait të Brahimit. Në 1999 ndaj Braçes u organizua një atentat, por rezultoi i dështuar. Ëngjëll Brahimi ishte i dyshuari kryesor, por ndaj tij nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar.

Më 10 gusht 2000, Braçe me bashkëshorten, me djalin e tyre Asllanin, vajzën, mbesën dhe nipin po shkonin në plazh. Të gjithë po udhëtonin në mjetin Mercedes-Benz dhe kur po ktheheshin, makina është goditur me armë zjarri në fshatin Poro-Pishë ku humbi jetën efektivi dhe djali i tij 8 vjeçar. Brahimi dyshohet se ka dalë nga një Audi dhe ka hapur zjarr në drejtim të Mercedes-Benz. Referuar asaj që shkruan mediat kanadeze, oficeri i policisë ka arritur të dalë nga makina dhe është nisur drejt një lumit Vjosë. Ndërkohë, gruaja e Braçes ka arritur ta shohë autorin dhe i ka bërtitur “kriminel më vrave djalin”. Në këtë momente, autori nuk i është përgjigjur, por ka hipur në automjetin e tij dhe është larguar për të ndjekur oficerin. Gruaja e Braçes tha se më vonë dëgjoi të shtëna. Trupi i të shoqit u gjet të nesërmen në buzë të lumit Vjosa.

Sipas dokumenteve të depozituara në kërkesën për ekstradim, u konfirmua se Piro Kota ishte pikërisht Ëngjell Brahimi. Në momentin e arrestimit në janar, ai konfirmoi se Ëngjëll Brahimi duke thënë se ishte në dijeni të akuzave kundër tij dhe se hyri në Shtetet e Bashkuara e më pas në Kanada me një emër të rremë, duke marrë përfundimisht mori nënshtetësinë nën këtë identitet të rremë.

Javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër seancë gjyqësore. shqiptarja.com

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY