Kërcënuan me armë gazetarët, 3 persona në kërkim, 4 në hetim, mes...

Kërcënuan me armë gazetarët, 3 persona në kërkim, 4 në hetim, mes tyre 2 zyrtarë

73
0
Shares

Në lidhje me rastin e transmetuar mbrëmjen e djeshme, në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në të cilin shfaqeshin disa shtetas që gërryenin basenin e lumit Zezë dhe merrnin në kundërshtim me ligjin, inerte nga ky lum në fshatin Verjon, Fushë Krujë, si dhe se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, u konfliktuan me grupin e xhirimit të këtij emisioni dhe i kërcënuan me armë gjahu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të veprimeve hetimore, të kryera menjëherë sapo morën njoftim për ngjarjen, shpallën në kërkim shtetasit:

E. K. (drejtuesi i ekskavatorit), G. K., 30 vjeç dhe H. V., 30 vjeç, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kërcënuar grupin e xhirimit, duke qëlluar me armë gjahu, në basenin e lumit Zezë.

Po në kuadër të veprimeve të para hetimore të kryera për këtë rast, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për shtetasit:

A. L. (drejtuesi i kamionit) dhe E. Gj. (drejtuesi i kamionit), për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”. Gjithashtu, këtyre shtetasve iu sekuestruan mjetet e tonazhit të rëndë që përdornin në basen.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisën hetimet për shtetasit E. B. dhe F. Sh. (punonjës të IKMT-së, Drejtoria Rajonale Durrës), pasi duke qenë përgjegjës për monitorimin e kësaj zone, dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit mbetet e gatshme për të trajtuar me profesionalizëm, paanshmëri dhe në kohë, çdo denoncim që vjen nga gazetarët apo qytetarët, me qëllim rritjen e sigurisë publike dhe luftën ndaj paligjshmërive në çfarëdo formë të shfaqjes së tyre. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY