Messina Denaro ishte në Shqipëri, në fillim solli burrin e mbesës, kontakte...

Messina Denaro ishte në Shqipëri, në fillim solli burrin e mbesës, kontakte edhe me autoritete

53
0
Shares

Pyetjes se ku ka qënë gjithë këto vite bosi i arrestuar i Cosa Nostras Messina Denaro, përgjigja është në disa vende mes të cilave edhe Shqipëria.

Mediat italiane raportojnë se Denaro ka qenë në Spanjë, Tunizi, Shqipëri, Mal të Zi dhe në Kalabri. Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata kanë emërues të përbashkët drogën. Këto veprimtari i sillnin bosit të mafies të ardhura të larta, për të plotësuar standardet e tij të larta të jetesës, ndërsa flitet për 150 milionë në vit.

Nëse gadishulli Iberik është një vend që bosi i mafias e njeh që nga viti 1994, kur ai e kishte ekzaminuar veten në qendrën e oftalmologjisë Barraquer në Barcelonë, pistat që e vendosin atë në Tunizi dhe Shqipëri janë të shumta. Në të dyja rastet, vizitat e bosit të drogës në këto vende kanë qenë aktivitetet për trafikim të lëndëve narkotike apo dhe duhani klandestin.

Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar si fillim si ‘ambasador’ të vendosjes së këtyre marrëdhënieve, Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, ndërsa më pas shkoi vetë personalisht. Po ashtu Blogsicilia shkruan se Denaro ka krijuar marrëdhënie me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit. Në udhëtimin e tij të fundit ai kishte qenë dhe në një kazino në Mal të Zi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY