Fieraku u arrestua në shoqërinë e trafikantit më të madh ekuadorian

Fieraku u arrestua në shoqërinë e trafikantit më të madh ekuadorian

123
0
Shares

Një 37-vjeçar Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador, u arrestua sot në shoqërinë e Gato Farfán” ose “Jerry”-n, që njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA nga Ekuadori.

Të dy u arrestuan nga policia spanjolle pas hetimeve që zgjatën 18 muaj, në një operacion të përbashkët edhe mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS.

Ndërkohë në Imbabura është bastisur një kala me dyer të blinduara ku u gjetën katër kasaforta me 90 mijë dollarë.

“Gato Farfán” ose “Jerry” është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY