Rama bën dy premtime financiare në shkelje të ligjit zgjedhor, paga për...

Rama bën dy premtime financiare në shkelje të ligjit zgjedhor, paga për studentët dhe rritje të pagës minimale

49
0
Shares

Mbështetje financiare me vlerën e një page minimale për studentët ekselentë që studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë.

Studentët ekselentë, që zgjedhin të arsimohen në universitetet publike të vendit do të mbështeten financiarisht nga Fondi i Ekselencës dhe Degëve Prioritare i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, së bashku Ministren e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u takua sot Sallën e Hartave, në Kryeministri me studentë përfitues të programit të ri të bursave të studimit që do të jetë sa një pagë minimale e përmuajshme, ku përfitojnë ata që kanë arritur rezultate maksimale në shkollë apo në olimpiada ndërkombëtare dhe ata që kanë zgjedhur një nga programet e shpallura prioritet kombëtar (që lidhen me disa fusha të shkencave humane, mësuesi, shkenca natyrore, matematikë, statistikë, inxhinieri, bujqësi, veterinari, shërbime, etj.)

Ky program do të rritet financiarisht vit pas viti dhe do të mbështesë gjithnjë e më shumë studentë

Kryeministri Rama ndau me studentët lajmin se brenda pak javësh, paga minimale do të shënojë vlerën e 40 mijë lekëve dhe se me çdo rritje të pagës minimale, studentët do të përfitojnë shtesën mbi pagën minimale me të cilën e kanë filluar shkollën. 

Rama bëri dy premtime që lidhen me përfitime financiare që përbëjnë shkelje të ligjit zgjedhor për shkak se katër muaj pra zgjedhjeve premtime të tilla ndalohen nga institucionet publike. Më 14 maj mbahen zgjedhjet lokale. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY