Anglezi zgjedh Durrësin për të trafikuar turq si bullgarë

Anglezi zgjedh Durrësin për të trafikuar turq si bullgarë

59
0
Shares

Iu siguroi 5 shtetasve turq, pasaporta bullgare false, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihet në pranga një shtetas anglez që u kap duke i transportuar këta shtetas, me automjet.

Arrestohen edhe 5 shtetasit turq, pasi tentuan të dilnin nga vendi ynë, duke përdorur pasaportat false.

Si rezultat i kontrolleve të bazuara në analizën e riskut, të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, ndaj shtetasve dhe mjeteve që hyjnë apo dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke përdorur pajisje dedektuese bashkëkohore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pasaporta”, është goditur një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, përmes dokumenteve false, dhe në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, janë vënë në pranga:

-shtetasi anglez J. S., 41 vjeç dhe shtetasit turq: M. K., 29 vjeç, M. D., 23 vjeç, A. A., 19 vjeç, H. K., 20 vjeç dhe M. H., 31 vjeç.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në dalje të RSh-së, kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin J. S., ku kanë parë 5 shtetasit turq, të cilët transportoheshin nga 41-vjeçari, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, të 5 shtetasve turq iu gjetën pasaporta bullgare false, të cilat dyshohet se janë siguruar nga shtetasi J. S., për t’i kaluar këta 5 shtetas, drejt vendeve të BE-së. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY