SPAK po analizon të dhënat e reja për Arben Ahmetaj, dosja ku...

SPAK po analizon të dhënat e reja për Arben Ahmetaj, dosja ku mund të përfshihet

144
0
Shares
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Prokuroria e Posaçme po analizon veprinet e Arben Ahmetajt, për dhënien me koncesion për  inceneratorin e Elbasanit, raporton sot fax tv ndërsa ka publikuar edhe një komunikim online me SPAK.

Zyrtarisht Struktura Antikorrupsion tha për Fax News, se është duke analizuar veprimet e Ahmetajt për procedurën e koncesionit që është dhënë në kohën kur ai ka mbajtur detyrën e Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

Hetuesit janë duke verifikuar të gjitha komunikimet që ish zv kryeministri ka kryer me personat nën hetim që fituan koncesionin.

“SPAK po kryen veprime hetimore, ku janë duke u verifikuar me anë të sistemit TIMS, të hyrje daljeve të Ahmetajt, në periudhën kur edhe janë prenotuar hotelet nga Klodian Zoto, pronari i kompanisë koncesionare të inceneratorit të Elbasanit.

Gjithashtu, po verifikohen edhe udhëtimet që Ahmetaj mund të ketë bërë me biznesmenët, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e Stela Gugallja”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Për inceneratorin e Elbasanit, dosja është ndarë në dy fraksione 277 dhe 277/1. Referuar njoftimit të SPAK, pas mbylljes së dosjes së inceneratorit të Elbasanit, thuhet që më datë 19.09.2022 ështe regjistruar procedimi penal 277/1, ku sipas burimeve nga SPAK në këtë fraksion është duke u hetuar edhe Arben Ahmetaj. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY