Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë

Berisha: Rama thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me kandidatët e PD për bashkitë se kryeministri Edi Rama u futi thikë pas shpine SHBA-së dhe NATO-s në fushën e sigurisë.

Deklarata e Berishës:

Ky e vret shpresën e shqiptarëve se shkelmon interesat e tyre, qoftë dhe personale, por edhe interesat kombëtare.

Ky është shndërruar në një avokat të Beogradit. Sot është i vetmi kryeministër në Europë që kalonte nga Samiti në Samit, duke kërkuar që të mos i bëhej presion padronit të tij Vuçiç që të mos i bëhej presion për pranimin e sanksioneve të NATO-s dhe BE-së kundër Rusisë.
Defakto lobonte për Vladimir Putinin. Me fjalë të tjera thoshte se Serbia duhet të mbetet prapavijë e Rusisë në këtë luftë të çmendur, barbari ç’njerëzore.

Ky është kryeministri që pastaj shkon e korrupton, blen, njeriun ndër më kryesorët në agjencinë e zbulimit për sigurinë e SHBA. Dhe ka krijuar kjo një skandal jashtë imagjinatës. Ai ndryhet në Surrel dhe përpiqet ta kalojë, por nuk kalohet kjo, është e pakalueshme.

Çdo ditë mediat e mëdha amerikane e trajtojnë këtë akt të turpshëm, të papërgjegjshëm. Në një aspekt ky është një akt armiqësor ndaj SHBA-së në fushën më sensitive, fushën numër 1, në fushën e sigurisë. Për atë vend dhe për çdo vend, fusha e sigurisë është fusha e parë më e rëndësishme, me distancë nga të gjitha të tjerat.

Ky pikërisht në këtë fushë i fut një thikë pas shpine SHBA-së. Por nëse i fut thikë pas shpine SHBA-së që janë udhëheqësi i NATO-s, që janë përgjegjësi kryesor për paqen, stabilitetin dhe mbrojtjen e vendeve të lira, ti këtë akt e ke kryer jo vetëm ndaj atyre, por edhe ndaj NATO-s dhe vendeve të lira. Dhe kush e bën këtë, e bën kryeministri i Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s. Nuk e bën Llukashenko këtë, por e bën Tirana e Edi Ramës. Nuk ka faqe të zezë më të madhe se kjo, nuk ka turp më të madh e krim më të shëmtuar.

Del e zvarritet si zvarranik nëpër media, jo po unë e takova kështu e jo e takova … Por kur i thoshte mik me krenari dhe kur kërcënonte kundërshtarët e tij me FBI, kur i paralajmëronte në parlament se do të shpalleshin non grata dhe nuk kalon Atlantikun se kishte, të korruptuarit, mbas vetes, që kishin tradhtuar detyrën dhe vendin e tyre dhe ishin bërë viktimë e një njeriu pa moral, pa karakter, pa nder, pa flamur, pa asgjë, sicc është Edi Rama. Këtë ai e harron.

Por duhet të jemi realistë. Sigurisht SHBA-së i ka bërë një dëm shumë të madh dhe dëmi bëhet i jashtëzakonshëm nëse miku i tij McGonigal, që u martua së fundmi me Edi Ramën, u ka dhënë të dhëna rusëve për rrjetin agjenturor të SHBA dhe vendeve të tjera. Sepse kjo do të kishte kosto shumë të lartë në jetë njerëzore dhe aspekte të tjera. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY