Del foto e Brikena Frakullit, bosja 40 vjeçe e grupit që shiste...

Del foto e Brikena Frakullit, bosja 40 vjeçe e grupit që shiste heroinë e kokainë në Tiranë

114
0
Shares

Është publikuat foto e Brikena Frakulli, gruaja 40 vjeç ,e arrestuar nga Policia e Tiranës si drejtuese e një grupi trafikantësh të heroinës dhe kokainës në Tiranë. Tv klan transmetoi një kronikë ku shfaqej edhe Frakulli me flokë të bëra bjondë.

Frakulli siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha te një person, identiteti i të cilit për shkak të hetimeve nuk është bërë i njohur nga autoritetet. Më pas kjo sasi ndahej në doza të vogla dhe shpërndahej nga 3 anëtarë të grupit tek Ali Demi, ish-Blloku, etj.

Pas arrestimit edhe të 3 bashkëpunëtorëve të Brikena Frakullit, u gjetën 6 kilogramë drogë, kokainë dhe heroinë, si dhe u sekuestruan mbi 35 mijë Euro dhe para të tjera.

Brikena Frakulli ishte e njohur për policinë, pasi në vitin 2015 ajo ishte arrestuar bashkë me dy persona të tjerë për të njëjtin aktivitet, shpërndarjen e heroinës në Tiranë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY