“Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit”

“Vaksina kundër HPV falas për 15 mijë vajza në vit”

42
0
Shares

Në Ditën Botërore të Luftës Kundër Kancerit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinimin kundër HPV për mbrojtjen e vajzave ndaj Virusit të Papilomës Humane.

Nga Qendrën Shëndetësore nr.10 në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit kundër HPV të vajzave 13-vjeçare, Manastirliu tha se 15 mijë vajza në vit përfitojnë nga kjo vaksinë falas.

“Ne fazën e parë të vaksinimit që ne e kosiderojmë dhe një fazë pilot, për të parë përthithjen e vaksinave kundër HPV, kemi arritur që të vaksinojmë mbi 2300 vajza të grupmoshës 13-vjeç. Fokusi dhe targeti ynë është që rreth 15 mijë vajza në vit të vaksinohen me këtë vaksinë dhe besoj se do të ia dalim, falë angazhimit të gjithë strukturave tona”,- bëri me dije Manastirliu.
Duke folur për përmirësimin e trajtimit për sëmundjet tumorale, Ministrja e Shëndetësisë ndau lajmin e mirë për instalimin e akseleratorit të tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT.

“Jo vetëm që kemi katërfishuar buxhetin përsa i përket trajtimeve për sëmundjet tumorale, por kemi përfshirë praktikat më të mira dhe barna inovatore, të cilat do të vijojmë t’i përfshijmë në strukturat tona spitalore si dhe në skemën e rimbursimit. Nga ana tjetër, ne parashikojmë që të kemi një investim, i cili do të rrisë shtrirjen dhe gamën e shërbimeve të radioterapisë, akseleratorin e tretë në Spitalin Onkologjik në QSUT, që pritet që të instalohet në vitin 2024”,- tha Manastirliu.

Lufta kundër tumoreve është një prioritet strategjik i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në funksion të planit të veprimit kundër kancerit, duke zgjeruar programet e parandalimit të depistimit primar, sikurse është edhe programi kundër kancerit të qafës së mitrës, nëpërmjet testit HPV, përveç vaksinimit, si edhe programe të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit edhe të kancerit kolorektal.

Nga viti 2013 është katërfishuar financimi për barnat tumoralë, duke garantuar jo vetëm terapitë bazë por edhe terapi të targetuara 100% si herceptina apo terapi të targetuara për një sërë patologjish të tjera. Sot mund të mbulohet 100% trajtimi i plotë me linjën e parë dhe të dytë të mjekimit për 43 diagnoza. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY