Kapet grupi i rrezikshëm në Tiranë me 6 kile heroinë e kokainë,...

Kapet grupi i rrezikshëm në Tiranë me 6 kile heroinë e kokainë, në krye një grua 40 vjeçe

52
0
Shares

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës” pas një hetimi disajavor me metoda proaktive.

Vihen në pranga 4 shtetas, pjestarë të një grupit kriminal.

Sekuestrohen 6 kilogramë heroinë e kokainë dhe 1100 doza heroinë e kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar shuma të mëdha parash në euro dhe lekë.

Si rezultat i hetimit disajavor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë e mundur grumbullimi i provave të nevojshme për pjestarë të një grupi kriminal që shpërndanin lëndë narkotike heroinë e kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Bazuar në këto prova u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kutia e Pandorës”

Në kuadër të operacionit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë drejtuese e grupit kriminal
H. B., 41 vjeçe, anëtare e grupit kriminal
A. K , 45 vjeç, anëtar i grupit kriminal
K. B., 20 vjeç, anëtar i grupit kriminal.

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e shtetases B. F., dhe A. K., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e kokainë, përkatësisht 3 kg 891 gramë lende narkotike e dyshuar heroinë dhe 2 kg e 110 gram lëndë narkotike kokainë, ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

Gjithashtru nga kontrolli u gjetën dhe u sekuestruan dhe shuma të mëdha parash në euro dhe lekë, konkretisht 83.555 euro, 420.000 lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

Nga hetimit e kryra rezulton se këta shtetas vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej nga shtetasja B. F., e cila siguronte lëndën narkotike në sasi të mëdha dhe më pas furnizonte shpërndarësit në doza.

Po nga hetimet është bërë e mundur që të identifikohet edhe personi që furnizonte me sasi kokaine e heroine shtetasen B. F., por për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna pasi operacioni është në vijim për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY