Berisha: Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje...

Berisha: Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë ato

28
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me strukturat e PD se kjo parti kurrë nuk përjashtohet, do të marrë pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojë ato.

Deklarata:

Gjatë 10 ditëve, më shumë, dy javë po bëhen, që ky skandal ka tronditur SHBA e botën, që ky skandal është kryetemë edhe sot e medieve më të mëdha të botës. Ky mendon dhe beson se do ti mashtrojë shqiptarët, se aty nuk ka gjë për mua. Se citimi i tij 14 herë në aktpadinë e paraqitur në gjykatë nuk lidhet me të.

Pra u thotë shqiptarëve unë nuk jam Edi Rama, apo nuk jam Edi Rama për të cilin flitet në aktpadi, apo në aktpadi flitet për një kryeministër tjetër. Një njeri që mund të thotë çdo gjë, dhe beson se mund të ju shesë çdo gjë shqiptarëve. Unë mendoj se koha ka ardhur dhe jemi të vonuar, për ti dhënë atij çdo gjë që meriton.
Prandaj dhe në këtë revolucion jashtë çdo diskutimi, Tirana duhet të jetë në krye, Tirana duhet të udhëheqë, Tirana duhet të jetë uragani që duhet të trondisë dhe shkulë nga themelet këtë regjim të kalbur të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë, ky bastard i bllokmenëve hoxhistë, por me atë lehtësi që ka korruptuar kreun e kundërzbulimit të SHBA-së, po me atë lehtësi konfiskon vendimin e gjykatës në Shqipëri për të mos lejuar PD të futet në zgjedhje.

Nuk ndodh kurrë në botë që respektohen parimet më elementare që një vendim gjykate, i cili është një normë standarde në çdo vend të lirë, regjistrimi i partive politike e shoqatave në çdo vend të lirë, bëhet në gjykatë. Po pse bëhet në gjykatë, pikërisht për ta shkëputur nga ekzekutivi. Pikërisht për të mos i dhënë asnjëlloj fjale ndikimi, ekzekutivit në këtë vendim dhe gjykata e ka dhënë vendimin për PD.

Gjykata Kuvendin e 11 dhjetorit, statutin e këtij kuvendi, procesverbalet dhe çdo gjë tjetër të këtij Kuvendi i ka gjetur në përputhje me ligjet e Shqipërisë. Kudo përveç se në korrupistanin e Edi Ramës, të nesërmen ky vendim regjistrohej në regjistër, sepse ai vendim gjykate ka vetëm një qëllim, regjistrimin e shoqatës apo partisë, në regjistrin e partive politike dhe shoqatave. Edi Rama me kancelarin e tij nuk lejon regjistrimin dhe mendon se në këtë mënyrë do të na përjashtojë. Në këtë mënyrë ai e çon vendin në një përballje të madhe. Ne kurrë nuk përjashtohemi, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do ti fitojmë zgjedhjet e këtë ai e ka shumë të qartë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY