Përgjohet 5 muaj shitësi i dozave të vogla, bie në pranga, hetohen...

Përgjohet 5 muaj shitësi i dozave të vogla, bie në pranga, hetohen 10 të tjerë

42
0
Shares

Shiste lëndë narkotike kokainë në doza, në zona të ndryshme të Lushnjës, vihet në pranga 39-vjeçari.

Në hetim 10 shtetas të tjerë, të dyshuar blerës të këtyre dozave.

Sekuestrohen një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 4 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, pas një periudhe hetimore 5-mujore, me metoda proaktive, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Start”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit A. M., 39 vjeç, banues në Lushnjë. Bazuar në provat e siguruara si rezultat i hetimeve, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, më datë 30.01.2023, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka rezultuar se 39-vjeçari shiste në zona të ndryshme të Lushnjës, lëndë narkotike kokainë të ndarë në doza.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: S. G., 26 vjeç, E. D., 25 vjeç, banues në Kolonjë, L. K., 32 vjeç, M. M., 40 vjeçe, banuese në Rrapëz, R. K., 19 vjeç, banues në Halilaj, A. H., 27 vjeç, banues në Pirrë, F. M., 32 vjeç, banues në Vajkan, A. M., 24 vjeç, banues në Gorre, L. P., 21 vjeç, banues në Bubullimë dhe A. Dh., 24 vjeç, banues në Verri, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se blinin doza të lëndës narkotike kokainë, që shiste shtetasi A. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 900 000 lekë, 4 aparate celulare dhe 1 automjet. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY