LUSHNJË/ Bëhet tapë dhe nxjerr çiften e qëllon në rrugë

LUSHNJË/ Bëhet tapë dhe nxjerr çiften e qëllon në rrugë

54
0
Shares

Qëlloi në ajër, me armë gjahu, në gjendje të dehur, shoqërohet në Komisariat 55-vjeçari.

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY