Ministrja e Ekonomisë dhe Finanacave Delina Ibrahimaj tha sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se do të forcohet ekipi i IT në qeveri me paga konkurruese për të pasur sistem të sigurt për të gjithë.
“Pas mbledhjes së qeverisë kemi dalë të diskutojmë për të pasur një ekip të kualifikuar IT me qëllim që qeveria të jetë punëdhënës konkurrent me tregun dhe sektori IT të ketë paga të konkurrueshme me tregun dhe më të larta se ato. Sistemet janë baza e mirëqeverisjes dhe sisteme të forta do ët thotë siguri për të gjithë. Kemi punuar përgjatë janarit për finalizimin e strukturave dhe për profesionistët e veçantë të cilët kanë paga të ulëta se ato në treg dhe do të kenë paga konkurrente. Këto vendime do të miratohen brenda shkurtit. Ne synojmë që sektori publik të jetë punëdhënësi më i preferuar për ato kategori profesionistësh që nuk i janë afruar deri tani në profesionet e paguara më mirë nga sektori privat”.
E pyetur për sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë Arlind Gjokutaj, të arrestuar për korrupsion, Ibrahimaj tha se kjo çështje është në dorën e drejtësisë.
“Sot jemi për vendimet e Këshillit të Ministrave. Ne kemi qëndrim për çështjet nën hetim. Këto gjëra i kemi lënë në dorën e drejtësisë dhe reforma në drejtësi ka treguar si funksionon. Do të presim të shprehet drejtësia dhe do t’ju bëjmë me dije”.
Të njëjtën përgjigje dha edhe kur u pyet për çështjen McGonigal: “Këto nuk janë pyetje për mua janë pyetje për të bërë zhurmë. Mediat i kanë mbuluar siç kanë ditur dhe ne do të presim procedurat”
Për bastet sportive, ministrja tha se qeveria po punon për rishikimin e basteve sportive online për ta rregulluar me ligj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/