Celibashi ende nuk ka vendosur për PD, por mund të ketë edhe...

Celibashi ende nuk ka vendosur për PD, por mund të ketë edhe mosregjistrim!

40
0
Shares

Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë se KQZ ka dy kërkesa për anëtarët e KZAZ për Partinë Demokratike ndërsa ende nuk ka vendosur se kush do të regjistrohet në KQZ.

Celibashi tha se mund të ndodhë që PD si partia kryesore e opozitës për shkak të konfliktit të brendshëm mund të mos hyjë fare në zgjedhje gjë që do të ishte në dëm të interesit publik.

“Sa s’është vonë gjithkush që në mënyrë apo një tjetër mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate, ne jemi të fundit në radhë, tej çdo lloj presioni që dikush përpiqet ta transferojë në KQZ, në fund do vendoset siç ka parashikuar ligji.

Nuk mundet të bëjmë sikur s’do ndodhë asgjë nëse partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet fare në zgjedhje ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve të dikujt apo dikujt tjetër”, tha Celibashi.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY