EMRAT/ 5 dyqane bllokohen, kapen 750 celularë, ja kush e bënte kontrabandën

EMRAT/ 5 dyqane bllokohen, kapen 750 celularë, ja kush e bënte kontrabandën

61
0
Shares

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër) që tregtonin aparate celulare të kontrabanduara, në 5 subjekte (dyqane) në Tiranë, të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre, për të shmangur detyrimet tatimore.

-Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që administronin 2 prej dyqaneve. Shpallen në kërkim 2 shtetas që administronin 2 dyqane të tjera.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të kontrolleve të dedikuara, në subjekte të ndryshme tregtare, me qëllim evidentimin dhe goditjen e krimeve ekonomiko-financiare, pas informacioneve të siguruara përmes iteligjencës informative, se dy shtetas tregtonin në dyqanet e tyre, aparate celulare të kontrabanduara, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Avoid”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

U arrestuan Denis Myrteza, dhe Izabela Buzi

Ferdinand Kafeja, Erinin Kafeja 38 vjeç dhe 33 vjeç (vëllezër), banues në Tiranë, pronarë të 5 dyqaneve për tregtimin e celularëve;

Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi, 25 vjeçe, administratorë të 2 prej këtyre dyqaneve, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim administratorët e 2 dyqaneve të tjera, shtetasit F. I., 37 vjeç dhe R. M., 45 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dy vëllezërit, për të shmangur detyrimet tatimore, i kishin regjistruar dyqanet për tregtimin e celularëve, në emër të të afërmve të tyre. Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto dyqane, më rrugët “Hoxha Tahsim”, “Konferenca e Pezës” dhe në “Rrugën e Durrësit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 763 aparate celulare të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY