Meta: Hetim i plote edhe ne Tirane per te mbrojtur marredheniet Shqiperi-SHBA

Meta: Hetim i plote edhe ne Tirane per te mbrojtur marredheniet Shqiperi-SHBA

31
0
Shares

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha sot se “skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore”, është “thikë në zemër” për marrëdhëniet shqiptaro-Amerikane.

Meta thekson se një hetim i plotë si në SHBA por edhe në Shqipëri, është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Skandali më i fundit që ka pushtuar ballinat e mediave amerikane dhe botërore këto ditë është vërtet një thikë m’u në zemër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, ashtu siç me të drejtë shkruan sot edhe z.Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA për Shqipërinë.
Ndaj hetimi i plotë, i thellë dhe gjithëpërfshirës, si në SHBA por edhe në Shqipëri i këtij skandali është i domosdoshëm për t’i mbrojtur marrëdhëniet midis dy vendeve tona nga ndikimi i paligjshëm dhe korrupsioni.

Aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA veçse forcohet duke vënë përpara ligjit abuzuesit dhe të korruptuarit cilëtdo qofshin ata!”, shkruan Meta.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY