Inaugurimi i “Yacht & Marina”, PD nuk do ta njohë marrëveshjen e...

Inaugurimi i “Yacht & Marina”, PD nuk do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot

39
0
Shares

Pas inagurimit të “Yacht & Marina”, PD ka deklaruar se nuk do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari.

Deklaratë nga Floriana Garo:

Pas pesë ditëve në arrati, Edi Rama u shfaq për të mbuluar një aferë korruptive me një tjetër. Për të mbuluar me heshtje McGonigalin, ai sot nënshkroi marrëveshje me Alabarin për Durrës Yacht Marina, një tjetër rast tipik i abuzimit, mostransparencës dhe përdorimit të pronës publike në forma private dhe korruptive.

Partia Demokratike e konsideron zëvendësimin e portit kryesor të vendit me një kënd lojrash të oligarkëve dhe shërbëtorëve të tyre, si një aferë korruptive e cila mund të nënshkruhet, por nuk do të njihet asnjëherë.

Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot mes një kryeminisri në ikje dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie.

Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë.

Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

Përgjigja e Komisionerit Varlehy ndaj kërkesës së 21 deputetëve ka qenë e qartë: anulim i grantit të BE dedikuat Portit të Durrësit.

Ky është konteksti i izolimit në të cilin Edi Rama i kryn veprimet e tij. Ai nuk ka mbështetje as për portin, as për amnistinë fiskale, as për pasaportat e arta.

Me izolimin e tij, ai nuk mund dhe nuk duhet lënë ta mbajë peng Shqipërinë. Kërkesa për dorëheqjen e tij është kusht për çlirimin e Shqipërisë dhe shpëtimin e saj. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY