Berisha: Edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë, heshtja e tij...

Berisha: Edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë, heshtja e tij është e turpshme

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë për çështjen Mc Conigal. Heshtja e tij është e turpshme, tha Berisha.

Sali Berisha: Në këto momente kur zien e gjithë bota, kur zien mediat e gjithë botës dhe jo vetëm të SHBA, ajo që bën përshtypje më të madhe është se edhe viktim-Basha ka mbyllur gojën si me zinxhirë.

A mund të imagjinoni ju ndonjëherë, një rast kur krimineli që e vrau atë, që përdori një nga njerëzit më të fuqishëm të planetit në fushën e zbulimit kundër tij, tani nuk flet prej 7 ditësh asnjë fjalë, sikur nuk ekziston.

Ftoj shqiptarët të pyesin: si ka mundësi? Si ka mundësi që ky njeri tani që u bë e qartë se Edi Rama ka përdorur McGonigal si vrasës me pagesë në aferën Muzin kundër tij, nuk thotë një fjalë të vetme.
Gjithçka flet se përsëri, guvernatorja qëndron prapa heshtjes së tij.
Heshtjes së turpshme, të turpshme, të turpshme.

Mirë Rama, që është autori i një vepre makabër, por viktima e tij, si nuk gjen forcë të shqipërojë një fjalë të vetme?
I bëj thirrje çdo shqiptari të shtrojë pyetjen: çfarë ndodh, si ka mundësi? A ka një detyrim minimal ky njeri, qoftë edhe ndaj atyre që e kanë mëbshtetur gjer në fund, por edhe tani madje e mbështesin, të bëjë transparencë.
Të bëjë transparencë edhe kush i bën presion për të mbyllur gojën.

Unë nuk jam i habitur, e kam quajtur peng atë, por në situatën e re të krijuar, ai ka një detyrim. Njeriu gjithmonë ka një detyrim jashtë vetes së tij.
Ky është kodi i heshtjes që zbatohet me fanatizëm si nga krimineli, edhe nga viktima. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY