Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja e padiskutuar në 14...

Belind Këlliçi me banorët e njësisë Nr.2: Fitorja e padiskutuar në 14 Maj. Mos bini pré e propagandës!

43
0
Shares

“Në 14 Maj fitorja është e padiskutuar” ishte mesazhi që kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ndau me banorët e njësisë nr.3 në Tiranë.

Në takim, Këlliçi i ftoi qytetarët ta bëjnë vetë krahasimin mes asaj që ndodh përreth tyre dhe propagandës së Veliajt.

“Më 14 Maj është e padiskutuar fitorja. Kështu si jeni ju, jua them me bindje absolute që kështu si jeni ju, në çdo rrugicë ku shkojmë, në çdo lagje, qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës. Mos shihni sondazhet që nxjerrin Erjon Veliajn fitues në Tiranë, apo Edi Ramën fitues. Mjafton t’ju pyes unë ju këtu, në sondazhet që ju bëni çdo ditë me njerëzit që takoni, në familjet tuaja, të afërmit, miqtë, te supermarketi, te lokali i lagjes, në rrugë, kudo. A ju del njeri t’ju thotë që Erjon Veliajn e meriton ta votojnë prapë? Kaq më thoni!”

Kandidati demokrat tha se propagandës së Erjon Veliajt i ka dalë boja, madje është shndërruar në një fenomen qesharak për banorët e Tiranës.

“Na thanë te njësia nr.3, se i mbjell pemët te Parku Liqenit sot dhe të nesërmen i kap i shkul, i çon në Kashar dhe bën aktivitet atje. Vetëm Erjon Veliaj mund ta bëjë këtë. Betejën e kemi me modelin, me një të keqe më të madhe se sa Edi Rama që quhet Erjon Veliaj!
Sado të përpiqen që të fshehin të vërtetën përmes propagandës tha Këlliçi, banorët e Tiranës e jetojnë përditë realitetin e kullave, të betonit, të trafikut dhe të smogut. Në foto besoj e shihni ju përherë që ka pamje të Erjonit, ose me përparëse duke dhënë ndonjë pjatë supë, ose me garuzhde, ose me ndonjë lopatë duke mbjellë pemë dhe kurrë nuk ju tregon ndonjë foto të kullave, të betonit, të trafikut dhe smogut!”

Qytetarët në bashkëbisedimin me kandidatin e opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi shprehën shqetësimet, problemet dhe pritshmëritë e tyre, në lidhje e administratën e ardhshme të Bashkisë.

“Unë banoj në rrugën Rafael Dishnica. Është pa asnjë lloj infrastrukture. As është e rregulluar, as është e shtruar, absolutisht zero”, shprehu shqetësimin një prej tyre.

Ndërsa një banor tjetër i njësisë 3 vuri në dukje problemin e trafikut në kryeqytet. “Trafiku i Tiranës është i tmerrshëm, më i tmerrshëm në shkallë Europe, por edhe një nga vendet me nga më të këqia në botë. Besoj duhet t’i japësh vëmëndje, të kapësh një grup ekspertësh, ta paguash që të rregullohet”, tha ai.

“Ka dy vjet që jemi pa rrugë aty te lagjia jonë, mbi 40 familje, sa herë bie shi nuk i çojmë dot fëmijët në shkollë, në çerdhe nuk bëhet fjalë”, theksoi një tjetër qytetar.

“Një fjalë po të them, nëse në 14 Maj jemi 2 milion votues në të gjithë Shqipërinë, po fitoi Erjon Veliaj bashkinë e Tiranës të garantoj në 2025 nuk do jemi as 1 milion”.

“Asnjë rilindas, nuk mbaj mend asnjë emër të rilindasve dhe firmëtarëve të pavarësisë që të kenë emërtime shkollash. Kjo nuk i takon vetëm Bashkisë së Tiranës, por gjithë Shqipërisë. Tani Bashkim Finon ne e dimë kush ka qenë por ka edhe ca figura të tjera që i vënë emra shkollash dhe mua më duken të pavlera”, tha një banor tjetër i njësisë 3.

Turi i dëgjesës së kandidatit të PD për Tiranën, Belind Këlliçi synon dëgjimin e sa më shumë qytetarëve me qëllim përgatitjen e programit që do të përfshijë zgjidhjen e problemeve në çdo lagje. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY