Mësohen detaje të reja nga krimi i rëndë në Gramsh. 75 vjeçari Xhevit Sinani ka vrarë gruan e tij Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.
Vrasjen e ka kryer me një armë gjahu ndërsa më pas ka telefonuar familjen.
“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative.Pishaj, në Gramsh ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje, raportojnë burime të policisë së Gramshit.
Dyshohet se shtetasi Xhevit Sinani rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani”, raportoi policia e Gramshit.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/