Berisha: Do të përmbushim misionin tonë, do arkivojmë në koshin e historisë...

Berisha: Do të përmbushim misionin tonë, do arkivojmë në koshin e historisë Edi Ramën

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve të Kamzës të ngriheshin në protesta kundër qeverisë. Do të përmbushim misionin tonë, do arkivojmë në koshin e historisë Edi Ramën dhe regjimin e tij, tha Berisha në ceremoninë e 32 vjetorit të themelimit të degës së PD në Kamzë.

Deklarata:
Ky kryeministër arrin të korruptojë një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e SHBA dhe botës së lirë. E kontakton atë për misione të shkatërrimit të opozitës. Ne zotohemi këtu se, Edi Rama do të bëhesh përgjegjës deri më një. Demokratët nuk ta falin kurrë këtë akt të turpshëm, antikombëtar, antidemokratik, antikushtetues.

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, shtroni pyetjen vetes; çfarë përfaqëson për ju një kryeministër që rekruton me korrupsion një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të vendit përgjegjës për sigurinë në botë, për karrigen e tij. Çfarë normash ka. Çfarë përfaqëson ky njeri duke përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën e vendit të tij. Ky është një armik i juaj, pavarësisht nga bindjet politike, një turp i joni, pavarësisht nga bindjet politike. Ky duhet shporrur një minutë e më parë, sepse është fatkeqësi e madhe kombëtare.

Duke ardhur tek ju, po lexoja në një nga gazetat më serioze perëndimore, se si një zonjushe i trokasin në shtëpi dy agjentë të FBI-së dhe i nxjerrin një fotografi në të cilën ishte Charles McGonigal dhe Edi Rama. Zonjushës ju tha, a i njeh ti këto dy persona. Ja ky është kryeministri faqezi. Është bërë i kërkuar kudo. Ky nuk mbahet as një ditë, asnjë javë, asnjë muaj.
Prandaj edhe njëherë i kërkoj të japë dorëheqjen se asnjë alternativë tjetër nuk ka.

PD-ja angazhohet me një betejë finale, me të cilën ajo ka si qëllim madhor, rikthimin e votës së lirë për shqiptarët. E rikthye, votën e lirë në PD, në zgjedhjen e kryetarëve të saj dhe në garën për qytetarë të parë të bashkive. Qëllimi kryesor është kthimi i votës së lirë për qytetarët e saj dhe ne këtë do të realizojmë. Vota e lirë dhe PD-ja janë një dhe e pandarë. Vota e lirë dhe të drejtat e qytetarëve, dinjiteti i qytetarëve, shteti ligjor, e ardhmja e Shqipërisë dhe Kombit janë një dhe e pandarë. Ndaj dhe ne do të jemi në këmbë për të përmbushur misionin tonë, për të arkivuar në koshin e historisë, një person, një regjim si ky i Edi Ramës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY