Belind Këlliçi takon qytetarët: Taksat janë të larta, nuk ka parqe, parking...

Belind Këlliçi takon qytetarët: Taksat janë të larta, nuk ka parqe, parking dhe hapësirat publike janë të zëna

27
0
Shares

Kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka zhvilluar sot takim me qytetarët. Taksat janë të larta, nuk ka parqe, parking dhe hapësirat publike janë të zëna. Plehrat janë kudo, tha ai.

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, në vijim të takimeve me banorët e kryqytetit, u ndal në Njësisë 10, në rrugët “Myslym Shyri“, “Ibrahim Rrugova“ dhe “Rr. Kavajës“ ka dëgjuar shqetsimet e tyre.

Taksat e larta ishin shqetësimi kryesor i bizneseve në këtë zonë.

„Mbledhja e këshillit bashkiak i pari duhet të jetë dhe ulje taksash“, tha një tregtar.

Ndërsa përsa i përket zënies së hapësirës publike, qytetarët janë të shqetësuar pasi rrugët dhe dyert e bizneseve janë të zëna nga skela ndërtimi.

Varfëria e cila shihet kudo në Kryeqytet, edhe në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, ku bizneset e vogla hasin të njëjtat vështirësi si në vendet periferike apo rurale.

Këtë e dëshmoi një prej tregtarëve i cili i pyetur nga kandidati i PD për Tiranën Këlliçi, tha se ka tentuar ta mbyllë disa herë aktiviteti e tij për shkak të borxheve të banorëve.

Mungesa e hapësirave publike dhe në veçanti parkimi ishte një nga shqetësimet e vazhdueshme që banorët e zonës i shprehën kandidatit Belind Këlliçi.

„Na duhen parqe për fëmijët sepse shkojmë përditë nga liqeni duke kërkuar parking“, tha një qytetar.

„Nga ana tjetër e shef atë tjetrin në televizor: Po bëj parqe, po bëj lojra“, ironizoi një tjetër banor.

Me anë të takimeve të përditshme dhe bisedave në terren, kandidati i PD për Tiranën Belind Këlliçi po zhvillon një tur dëgjimi me banorët e kryeqytetit me qëllim që shqetësimet dhe kërkesat specifike t’i dëgjojë nga vetë qytetarët. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY