Shkelzen Berisha dha një deklaratë për gazetarët pasi doli nga SPAK ku u pyet në lidhje me çështjen e Gërdecit.
“Jam thirrur për t’u pyetur si person që mund të ketë lidhje me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Ato që thashë në SPAK i kam deklaruar dhe publikisht. Nuk mendoj se deklaratat e mia i kanë dhënë asnjë ndihmë hetimit në fjalë sepse nuk kam pasur lidhje. Kam ardhur në respektim të ligjit si çdo qytetar. Ajo që më bën përshtypje që pas 15 vitesh e njëjta prokurori mendon se mund të kem dijeni për rrethanat e hetimit pas kaq shumë vitesh. Mendoj se pa diskutim prokuroria duhet t’i thotë publikut se e kujt është ajo kaligrafi. Duhet të verifikojë se e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinal nuk është. Nuk ndjehem i rrezikuar”, tha ai.
Thirrja e Shkelzen Berishës në SPAK erdhi nga të njëjtët prokurorë që e kishin pyetur 15 vjet më parë ndërsa deklaronin se nuk ka asnjë arsye të thirrje.
Ndërsa thirrjen në prokurori të Shkelzenit e ka komentuar edhe Berisha pasi u pyet nga gazetarët.
Berisha tha se është një përpjekje e maxhorancës për të errësuar aferën Rama-Mcgonigal.
“Përpjekje për të errësuar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë”, tha Berisha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/