Bordi i Transparencës ka rritur për herë të dytë brenda pak ditëve çmimet e karburanteve në vend.
Prej sot nafta do të shitet me 210 lekë/litri, nga 208 lekë që ishte.
Ndërsa benzina do të kushtojë 192 lekë/litri, nga 189 lekë që ishte.
Gazi i lëngshëm për automjetet do të shitet me 69 lekë/litri, ndërsa gazoili për peshkim do të shitet me 116 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme.
Në njoftimin e tij, Bordi i Transparencës thekson se vendimet i ka marrë sipas lëvizjeve të bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/