Gjykata e Apelit në Tiranë vendosi sot të lërë në qeli Rozeta Dobin akuziar për vjedhjen e 120 mijë eurove në shtëoinë e ish zyrtares së lartë të ministrisës së Financave Alda Klosi.
Detajet:
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:
Më datë 15.12.2022, është njoftuar salla Operative e PolicisëTiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orion” ështëvjedhur banesa e shtetases me iniciale Alda Klosi.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorë të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetases me iniciale A.K, është shtetësja me iniciale Rozeta Dobi e punësuar si pastruese së bashku me djalin e saj me iniciale H.D.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me ndalimin dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”,ndaj personave nën hetim shtetasve me iniciale Rozeta Dobi dhe H.D tëdyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhje” e pasurisë që ka sjellë pasoja të rënda e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 134/3 dhe 25 të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 42 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:
Çështja në apel u shqyrtua vetëm mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale H.D, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e sigurimit, duke caktuar atë të“arrestit në shtëpi”.
Në përfundim të gjykimit Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtare znj.Elona Mihali, me vendimin e datës25.01.2023 vendosi:
– Miratimin e vendimit nr.42 akti date 09.01.2023 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/