Berisha: A e përdori Kim lobimin te McGonigal? SHBA të hetojë

Berisha: A e përdori Kim lobimin te McGonigal? SHBA të hetojë

39
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot në një pyetje nga gazetarët nëse e përdori ambasadorja Kim lobimin te McGonigal për të mbuluar gënjeshtrat e saj?
Berisha tha se ajo e ka përmendur njëherë FBI ndërsa shtoi se SHBA le të hetojë.

Sali Berisha: Hetimi do të jetë kompleks. Oleg Deripaska ka arritur gjer në statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Kjo është e vërteta.
Përveç të tjerash gjithçka do të hetohet. Dhe këtu ne nuk heqim dorë.
Lidhur me zonjën Kim, dihet botërisht qëndrimi im ndaj saj dhe i saj ndaj meje.
Nuk mund të them se cili është roli i saj në aferën Rama-McGonigal, i takon drejtësisë në SHBA të bëjë hetimin e përgjithshëm.
Ka vetëm një deklaratë, të cilën nëse u kujtohet, unë i jam përgjigjur flakë për flakë.

Në një nga intervistat e saj, ajo shprehet se ka bërë hetime edhe FBI.

Në këtë intervistë, ajo tha atë që DASH nuk e ka thënë kurrë. Tani që del lobimi i McGonigal, tani e din ajo nëse e përdori për të mbuluar gënjeshtrat e saj ndaj qeverisë amerikane për personin tim, unë ia la për hetim drejtësisë së SHBA. Ajo është qytetare e atij vendi mik dhe ata do e shqyrtojnë këtë punë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY