Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas 30 vitesh rihapen minierat e qymyrit në Shqipëri

24/01/2023
U intoksikuan nga ngrohja me qymyr, burrë e grua përfundojnë në spital
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një minierë aktive e viteve ’70 në zonën e Kolonjës parashikohet që të nisë funksionimin sipas një leje të dhënë në nëntor 2022, raporton revista monitor.

Kompania ka kërkuar që të pajiset me autorizimet e nevojshme pas shpalljes si fituese e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon që të shfrytëzojë një sipërfaqe prej 0.960 km2 dhe prodhim vjetor prej 100 mijë tonë në vit.

“Industria e qymyrgurit në Shqipëri ka qenë shumë e zhvilluar kohë më parë. Me ndryshimet teknologjike ajo pësoi rënie të prodhimit të saj. Sot industritë më të mëdha në botë përpunuese janë në kërkim të mineralit të qymyrgurit. Shqipëria ka potencial për zhvillimin e kësaj industrie.

Projekti i hartuar ka për qëllim studimin e mundësisë së shfrytëzimit dhe përpunimit të mineralit qymyrgur të objektit “Bezhan”, Qarku Korçë nga subjekti privat “SELENICA BITUMINOUS GRAVEL” Shpk që ka paraqitur kërkesën për marrjen e lejes minerare të shfrytëzimit” thuhet në përmbledhjen jo teknike të kompanisë. Vlera e investimit parashikohet rreth 208 milionë lekë.

I njëjti dokument saktëson historikun e minierës duke nënvizuar se projekti për shfrytëzimin dhe përpunimin e mineralit qymyrgur do të zhvillohet në Zonë Minerare Nr. 31/22 (ish leja minerare me Nr. 1613).

“Kjo karierrë ka qenë e hapur prej shume vitesh, mbi këtë sipërfaqe janë kryer një mori punimesh gjeologjike nga Ish-Ndërmarrja Gjeologjike Korçë që prej vitit 1970 dhe me pas ky aktivitet minerar ka vazhduar deri në vitin 1992. Aktualisht në këtë sipërfaqe nuk ka bimësi të katit të lartë që mund të preket nga hapja e karierrës.

Në këtë sipërfaqe gjenden shkurre të vogla karakteristike lokale si murrizi, driza, ferra dhe shkurre të tjera të ulta që i takojnë zonës përreth” thuhet në dokument.

Sipas AKBN në Shqipëri, rezervat e qymyrit, sipas projekteve të mbylljes janë rreth 130 milion ton. Ato gjenden në 3 burimet kryesore : rreth 86% e rezervave ndodhen në zonën e Tiranës; rreth 10% e rezervave ndodhen në zonën Korçë-Pogradeci; rreth 4.4% e rezervave ndodhen në zonën e Memaliajt./N.Maho

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
“Pse më le moj…, pse më le!”. Plaku 60-vjeçar nuk e harron braktisjen, kërcënon ish-të fejuarën e 36 viteve më parë

Rama prezanton një skemë të re me kontribute të dyfishta

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026
Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

Pa marrëveshje SHBA–Iran në Pakistan, Vance: Nuk u pranuan kushtet tona

12/04/2026
Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

Laborator prodhimi për drogat sintetike në Durrës. I shisnin në shkolla si karamele

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.