Kallëzimi nga ministri i drejtësisë Ulsi Manja do i nënshtrohet procedurës së shortit kush prokuror do të merret me çështjen, njoftoi sot SPAK ndërsa do të verifikohet nëse ka elementë për kryerjen e veprave penale të pretenduara.
Detajet:
Në Sekretarinë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është protokolluar në datën 23.01.2023, kallëzimi i Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, në lidhje me ngjarjet e dates 21.01.2011. Ky kallëzim do ti nënshtrohet procedurës së shortit dhe do të trajtohet në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale”- thuhet në përgjigjen e SPAK për Euronews Albania.
Mazhoranca dorëzoi dje në SPAK një kallëzim me prova të reja për vrasjet e 21 janarit. Kallëzimi u dorëzua nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka përsëritur edhe një herë sot thirrjen në drejtim të Prokurorisë së Posaçme për të marrë urgjentisht nën administrim një audio të pretenduar që është publikuar në media dhe që thuhet se pasqyron komunikimin e ‘grupit të zjarrit’ në Gardën e Republikës pak para se të bëheshin vrasjet e 21 janarit 2011. Kallëzimi është bërë konkretisht për Sali Berisha, në cilësinë e ish-kryeministrit, Lulzim Basha ish ministër i Brendshëm, dhe Ndrea Prendi ish komandat i Gardës.
Po ashtu dje Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur verifikimin e një materiali të publikuar në media ditët e fundit ku përmendet një audio përgjim i komunikimeve të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, kur mbetën të vrarë nga plumbat e gardistëve 4 protestues të opozitës.
Të shtunën (21 janar) u bënë 12 vite nga një prej ngjarjeve që ka shënjuar më së shumti historinë e të paktën këtyre 32 viteve demokraci në Shqipëri, krimi i rëndë i 21 janarit 2011, kur u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestues opozitarë nga armët e punonjësve të shtetit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Në Prokurorinë e Tiranë vijojnë hetimet për 2 nga vrasjet që ka mbetur pa autor më 21 janar, ajo e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës, ndërkohë që thirrjet që çështja t’i kalojë SPAK-ut janë intensifikuar pasi duhet hetuar krimi shtetëror dhe urdhëruesit e vrasjeve. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/