Meta komenton lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI. Për zgjedhjet...

Meta komenton lidhjet e Ramës me ish zyrtarin e FBI. Për zgjedhjet ‘çmimin ta vendosë Rama’

35
0
Shares

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha sot  se kryeministri Edi Rama ka pasur gjithnjë një raport të pasinqertë me amerikanët.

“Rama ka raportin më të pasinqertë me SHBA-të. Asnjëherë nuk ka qenë raport vlerash, por raport aferash, raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve për helmimin e miqësisë. Ka përdorur zyrtarët amerikanë për qëllimet e luftës së brendshme politike.  Nuk jam aspak i habitur. Skandale të tjera do të dalin. Ju kam thënë për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Ja ku po dalin. Ju kam thënë se ka perëndimi ‘Kim filb-a’ të tjerë edhe sot. I gjithë sistemi i Edi Ramës është një sistem që kullon korrupsion, nga themelet te koka e kudo. Na ktheu në vendin e dytë në botë për ryshfet. Edhe kur nuk do një punonjës administrate të marrë korrupsion është i detyruar se ia kërkon shefi. Pra është një sistem kapilar”, ka thënë Meta.

Në vijim Ilir Meta foli për zgjedhjet e 14 majit duke thënë se opozita do ndryshimin me çdo çmim më 14 maj dhe sipas tij ‘çmimin’ do ta vendosë Rama ‘që vë dorë mbi zgjedhjet’.

“Do ta shikojnë te kutitë e votimet nëse dikush vendos të vërë dorë.  Më 25 prill diheshin marrëveshjet dhe pazaret dhe kutitë ishin mbyllur. Ishte marrëveshje e përbashkët e të dyve për rezultatin që duhet të dilte. Ne do të luftojmë deri në fund për fitoren e opozitës, për një proces të ndershëm dhe të rregullt. I vetmi i interesuar për prishjen e procesit që po punon për prishjen e tij është Edi Rama dhe marionetat e tij. Ne jemi shumë të qartë në rrugën tonë, ndryshim me çdo çmim. Çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë dorë mbi procesin zgjedhor për herë të tretë apo të katërt”:, tha Meta në një konferencë shtypi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY