Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku ka firmosur sot ndryshimin e shefave në disa prej komisariateve të vendit. Në Tiranë është ndryshuar shefi i komisariatit nr. 2 ndërsa ka pasur ndryshime edhe në komisariatet e Sarandës, Pogradecit, Bilishtit, Kavajës, Shkodrës, etj.
Rrumbullaku ka firmosur largimin e shefit të Komisariatit nr. 2 Edmond Pjetri, i cili shkon në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe në vend të tij është emëruar Loard Sallaku, ky i fundit mbante pozicionin e shefit të Komisariatit të Krujës.
Në vend të Sallakut, në Krujë është emëruar Elton Shahini.
Shefat e komisariatet të Pogradecit dhe Sarandës janë ndërruar me njëri tjetrin, njoftoi syri tv. Oltion Agolli që drejtonte Komisariatin e Pogradecit, emërohet në krye të Policisë së Sarandës, ndërsa Klodian Kondri është emëruar në Pogradec.
Në Shkodër, ikën shefi i Komisariatit, Asllan Shyti dhe emërohet Idriz Daulle.
Në Devoll ikën Besim Palamani dhe emërohet Kreshnik Alimadhi.
Në Kavajë ikën shefi i Komisariatit, Emiliano Pashaj dhe ende nuk është emëruar drejtori i ri.
EMERIMET:
Loard Sallaku – Shef i Komsaratit nr. 2
Edmond Pjetri –Drejtoria e Policisë
Elton Shahini – Shef i Komisariatit Krujë
Oltion Agolli – Shef i Komisariatit Sarandë
Klodian Kondri – Shef i Komisariatit Pogradec
Idriz Daulle – Shef i Komisariatit Shkodër
Kreshnik Alimadhi – Shef i Komisariatit Devoll a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/