Nuk u mbyt vetë, Meta nxjerr gënjeshtrën e policisë për gruan e...

Nuk u mbyt vetë, Meta nxjerr gënjeshtrën e policisë për gruan e mbytur

74
0
Shares

Një grua humbi jetën pasi u mbyt në lumë sot në Skrapar. Policia tha se gruaja ishte me probleme mendore por kreu i LR, Ilir Meta thotë tjetër gjë.

Ai ka postuar më tej edhe një video ku shihet ura e shkatërruar mbi lumin Tomorivë ku është mbytur edhe gruaja.

“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Llari nga Rehova e Skraparit për humbjen e njeriut të tyre të dashur në përpjekje për të kaluar lumin e Tomorricës!
Braktisja e njerëzve të kësaj zone dhe mungesa e urës u bënë shkaktarë të humbjes së jetës!
Me papërgjegjshmërinë dhe hajdutërinë e saj “Rilindja” po bëhet shkaktare e këtyre tragjedive!”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Më poshtë njoftimi i policisë së Beratit:

Skrapar

Më datë 21.01.2023, në fshatin Gjerbës, Skrapar, në ujërat e lumit në fshatin Rehovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur në ujë, shtetasja Sh.Ll., 55 vjeçe, banuese në fshatin Rehovë, Skrapar.

Trupi i pajetë i 55-vjeçares është nxjerrë nga uji, dhe nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për shtetasen Sh.Ll., më datë 21.01.2023, ka njoftuar bashkëshorti i saj se është larguar nga banesa. Nga deklarimet e familjarëve shtetasja Sh.Ll., prej disa kohësh kishte shfaqur shenja depresioni, dhe në vazhdimësi ishte shprehur se do të mbytej në lumë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY