Mbyllen edhe 5 gurore në Krujë, pa leje dhe ndotnin mjedisin

Mbyllen edhe 5 gurore në Krujë, pa leje dhe ndotnin mjedisin

62
0
Shares

Gjatë fazës së dytë të operacionit, ‘Mjedisi’ nga kontrolli i ushtruar në territor, janë proceduar penalisht 5 shtetas, administratorë të 5 guroreve, për mungesë dokumentacioni, ndotje ajri dhe shpërdorim toke.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operaconi, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, administratorë të dy guroreve.

Si rezultat i kontrolleve në terren, nga verifikimi i dokumentacionit, ka rezultuar se 5 gurore nuk dispononin dokumentacionin e plotë për ushtrimin e aktiviteteve të nxjerrjes dhe përpunim të materialeve inerte dhe gurore.

Në përfundim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i tokës”, “Ndotja e ajrit, ujërave dhe e tokës”, “Prerja e paligjshme e pyjeve“ dhe “Transportimi i mbetjeve toksike”, shtetasit: D. P., V. K., E. Q., H. K. dhe F. B.

Gjatë kontrolleve është konstatuar gjithashtu se disa gurore ishin mbyllur dhe nuk e ushtronin aktivitetin, prej disa muajsh.

Operacioni vijon deri në përfundimin e kontrollit të plotë të territorit, për të verifikuar dhe për të kontrolluar të gjitha subjektet që ushtrojnë aktivitetet e nxjerrjes dhe të përpunimit të materialeve inerte dhe gurore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY