Certifikohen 114 Oficerë të Sigurisë, vendosen në gjimnaze dhe shkollat 9-vjeçare të...

Certifikohen 114 Oficerë të Sigurisë, vendosen në gjimnaze dhe shkollat 9-vjeçare të vendit

35
0
Shares

114 Oficerë të Sigurisë nëpër shkolla janë çertifikuar sot nga Akademia e Sigurisë pas përfundimit të trajnimit përkatës në këtë institucion arsimor. Dy ministrat, Bledi Çuçi dhe Evis Kushi morën pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast. Ministri i Brendshëm tha se shtimi i oficerëve të sigurisë nëpër shkollat publike të vendit është pjesë e vizionit tonë për ta shndërruar Policinë e Shtetit në një bërthamë komunitare

“Ne besojmë se çështjet e sigurisë në një vend nuk janë vetëm probleme të organeve të policisë, por janë probleme të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuadër një nga nismat tona ka qenë përfshirja e punonjësve të sigurisë nëpër shkollat tona edhe si një nga veprimet konkrete për të realizuar atë që ne themi “policimi në komunitet”. Nga një pilotim që bëmë nga gjimnazet qëndrore të Tiranës sot po flasim për një shtrirje të kësaj prezence në të gjithë Shqipërinë, jo vetëm në gjimnaze, por edhe në shkolla 9-vjeçare”, u shpresh Çuçi

Me certifikimin e sotëm numri total i oficerëve të sigurisë në shkollat e vendit shkon në 220.

“Këto struktura kanë sjellë diçka, kanë rritur sigurinë në shkollat tona. Padiskutim që këto struktura kanë qenë elementi më i rëndësishëm për të pasur ambiente të shkollave më të sigurta ndaj atyre fenomeneve që ju i dini, si shitja e lëndëve narkotike, konflikteve, bulizmit dhe elemente të tjerë të paligjshmërisë. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme puna që ju do të bëni dhe bëjnë kolegët tuaj nëpër shkolla. Duhet ta kuptoni si një mision sepse është një mision dhe një detyrë që ju ngarkohet ju për të garantuar një shoqëri të së ardhmes më të sigurt dhe më të mirë”, tha ministri Çuçi.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi tha se certifikimi i këtyre të rinjve të tjerë sot është një moment krenarie.

“Deri para 3 vitesh ne i quanim një kontribut të shtuar apo një vlerë e shtuar në institucionet tona arsimore. Ndërsa sot ne i quajmë një domosdoshmëri, për vetë kontributin dhe rolin e rëndësishëm që kanë për të garantuar sigurinë dhe një mjedis sa më miqësor në institucionet tona arsimore. E filluam si një projekt pilot, por më pas e pamë se sa i rëndësishëm është kontibuti i oficerëve të sigurisë në institucionet tona arsimore. Dhe këtë vit ne vendosëm që ta rrisim numrin e tyre. Kishim 150 deri vitin e kaluar. Dhe këtë vit kemi 220 oficerë sigurie jo vetëm në shkolla të mesme por edhe në shkolla 9-vjeçare që kanë një numrë të madh nxënësish”, u shpreh ministrja Kushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY