Ndërron jetë në SHBA pas përballjes me një sëmundje të rëndë xhaxhai i Alda Klosit, Ylli Çika, raporton A2cnn.
Ky është pikërisht xhaxhai për të cilin Klosi ka pretenduar para hetuesve se paratë e gjetura në shtëpinë e saj i përkisnin atij dhe do të shërbenin për mobilimin e shtëpisë apo dhe për t’i ruajtur ato.
Por burime jo zyrtare thanë për A2 CNN se familja e Ylli Çikës ish-kirurg dentar, nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori, ndërsa kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë histori.
Prokurorja Mirela Zavalani i tha A2 CNN se dosja vijon të jetë në hetim dhe se prokuroria ende nuk ka dalë në një konkluzion sa u përket deklarimeve të ish-zyrtares. Pas njoftimit të policisë nga vajza e saj se shtëpia e marrë me qira ishte vjedhur, Alda Klosi tha në polici se kishin marrë 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë, ndërkojë askush nuk i del për zot shumës prej 400 mijë euro që u gjetën nga policia në tubin e ajrimit në shtëpinë e sanitares së Klosit, Rozeta Dobi. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/