Trafiku i kokainës mes Barit dhe Shqipërisë, kapet 1 ton kokainë në...

Trafiku i kokainës mes Barit dhe Shqipërisë, kapet 1 ton kokainë në portin italian

42
0
Shares

Afro 1 ton kokainë raportohet të jetë sekuestruar të martën në portin e Savona-s nga autoritetet e Barit në Itali, sipas gazetës së Barit ‘La gazzeta del mezzogiorno”.


Droga ishte fshehur në një anije dhe u kap në vijim të operacionit të zhvilluar më 2 Janar, ku u arrestuan 4 shqiptarë të cilët u kapën me 3.5 kuintal kokainë.

Shqiptarët u kapën në provincën e Savonës. Edhe në atë rast droga kishte mbërritur në portin e këtij qyteti. Pas arrestimit të tyre, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen e një tjetër ngarkese droge me një anije që mbante flamurin e Hong Kong-ut. Mjeti lundrues ishte nisur nga porti i Santos në Brazil, më 30 Dhjetor të vitit që lamë pas. Kjo bëri që autoritetet italiane ta mbanin nën vëzhgim anijen nga deri e ajri. Ata ndërhynë kur anija mbërriti në portin e Savona-s, mëngjesin e së martës.

Kokaina ishte fshehur në një vend të përshtatur në pjesën e motorëve të anijes. Ajo ishte e ndarë në 741 copa, të mbështjella në 26 pako me celofan.

Mediat italiane shkruajnë se nga hetimet u zbulua se bëhet fjalë për një rrjet transnacional të trafikut të kokainës, që operon në Italinë qendrore-jugore me eksponentë kriminalë shqiptarë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY