EMRI/ Kapet në Vlorë, kërkohej për trafikim narkotikësh

EMRI/ Kapet në Vlorë, kërkohej për trafikim narkotikësh

55
0
Shares

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

-Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY