Taktikë tjetër në Apel e Alibeaj-Bardhi, tërhiqen nga njëri ankimim

Taktikë tjetër në Apel e Alibeaj-Bardhi, tërhiqen nga njëri ankimim

50
0
Shares

Grupi Alibeaj Bardhi janë tërhequr nga ankimimi për bashkimin e vendimeve të kuvendeve të korrikut 2021 dhe 18 dhjetorit 2021 duke lënë në fuqi vendimet e kuvendit të korrikut dhe zhbërë vendimet e 18 dhjetorot, ndërsa kryetar i PD mbetet Lulzim Basha.

Tërheqja u bë për shkak se në kushtet e vijimit të gjyqit mund të humbnin legjitimitetin formal përballë vendimit të gjykatës së Tiranës për kuvendin e 11 dhjetorit.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën, me palë:

Kërkues: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z.Gazment Bardhi,

Objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.07.2021.

Me vendimin Nr. 2, datë 18.03.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

1. Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërisë.
2. Depozitimin e statutit dhe vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokartike  të Shqipërisë e dates 17.07.2021.
3. Kundër ketij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë ngavetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në seancën gjyqësore, të zhvilluar sot me datë 17.01.2023, përfaqësuesi ligjor i ankuesit Partia Demokratike e Shqipërisë, avokat  Indrit Sefa, paraqiti kërkesë me shkrim për heqjen dorë nga ankimi.

këto kushte, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Irida Kacerja dhe anëtarë znj. Emona Muçi dhe z. Genti Shala, me vendimin nr. 3, datë 17.01.2023 vendosi:

-Pushimin e shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit.

-Ndaj vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY