Pse u rrah mësuesi i fiskulturës në Tepelenë, detaje

Pse u rrah mësuesi i fiskulturës në Tepelenë, detaje

242
0
Shares

Mësuesi i edukimit fizik në Tepelene, Kleanth Laçi, 59 vjeç, është dhunuar rëndë këtë mbrëmje nga disa persona.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Tepelenës kur arsimtari i shkollës 9-vjeçare të qytetit, është dhunuar nga persona ende të paidentifikuar në rrethana ende të pasqaruara ndërsa është dërguar në Spitalin e Gjirokastrës për nderhyrje kirurgjikale.

Sipas informacioneve të para, arsimtari është thirrur nga tre persona të cilët kanë dashur të sqarojnë një bisedë me të dhe më pas e kanë dhunuar në mënyrë barbare. Plagët e marra në trup janë përqendruar kryesisht në kokë, fytyrë dhe pjesën abdominale, raportojnë burime policore.

Policia ndërkohë është vënë në kërkim të autorëve të dhunës ndaj mësuesit të edukimit fizik. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY