Hapen portat e Fierzës edhe pse ka edhe 6 metra deri në...

Hapen portat e Fierzës edhe pse ka edhe 6 metra deri në pik. Ku priten përmbytje nga shirat e javës

67
0
Shares

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) hapi sot pasdite portat e shkarkimit në hidrocentralin e Fierzës pasi niveli i ujit ka arritur në kuotën 288 metra, 6 metra nga niveli kritik.

Hapja e portave erdhi pas reshjeve të shumta në zonën ujëmbledhëse.

“Të dhënat e orës 18:00 tregojnë se Fierza ka arritur në kuotën 288.81 m, me prurjet 160 m3/sek, P=500 MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200m3/s;  KOMAN; Kuota 166.31m, prurjet 760/60 m3/sek. P=544MË, ne pune 4 Ag, Shkarkimet nga Porta 200 m3/s;  V.Dejës; Kuota 72.38 m, prurjet 905/30 m3/s. P=230 MË, në punë 5 Ag, shkarkimet nga Porta 200m3/s”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar përmbytje në qarqet e veriut dhe në veri-perëndim.

Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Lezha do regjistrojnë reshje të dendura, të cilat mund të shoqërohen me prurje masive ujërash dhe për pasojë përmbytje.

“Gjatë pasdites së sotme (e hënë, dt.16) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave”, thuhet në njoftim.

Me uljen e temperaturave pritet të shtohen reshjet e shiut në të gjithë territorin e Shqipërisë. Instituti i Gjeoshkencave ka bërë një raportim për ecurinë e motit, ndërsa bën thirrje për kujdes të shtuar në disa qarqe për shkak se nga reshjet e dendura nuk përjashtohet mundësia, që të ketë vërshim ujërash dhe përmbytjesh.

Pjesa veriore e vendit, si psh, Kukësi, Dibra, Shkodra dhe Lezha pritet të jenë më të ekspozuara nga vërshimet e ujërave. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY